Mbyllet Trepça – Sigal Prishtina, rezultat i thellë

Pas fitores në ndeshjen e parë në Prishtinë, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Sport

03/05/2017 20:59

Kryeqytetasit diferencën e bënë në pesëminutëshin e parë të çerekut të dytë, duke aplikuar mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, për t’i dhënë kështu kahjen e duhur ndeshjes, me çerekun e parë që ishte kryesisht i barabartë.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra kampione në fuqi e Kosovës u tregua më e mirë sesa skuadra vendase dhe takimin e mbylli me rezultat të thellë 77-119, për të krijuar kështu epërsi 2-0 pas dy takimeve të luajtura.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy