Mbyllet pjesa e parë, Gjermani – Holandë, rezultati dhe statistikat

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Gjermanisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

19/11/2018 21:32

Gjermania ka arritur të shkoj në pushim me epërsinë prej dy golash ndaj Holandës.

‘Pancirët’ kaluan fillimisht në epërsi me golin e Timo Werner në minutën e 9’, ndërsa Leroy Sane (20’) e dyfishoi epërsinë, raporton “lajmi.net”.

Holanda nuk arriti asnjëherë ta rrezikoj portën e Manuel Neuer në 45’ minutat e parë, e me këtë lojë, gjërat për ta janë shumë të vështira.

Gjermania do të kërkoj që ta mbaj këtë epërsi, ndërsa tulipanët natyrisht se do të kërkojnë ta përmbysin rezultatin në mënyrë që të bëhen lider i Ligës A, Grupit 1. /Lajmi.net/