Mbyllet pjesa e parë e finales Bashkimi-Prishtina, ky është rezultati

Bashkimi dhe Sigal Prishtina e kanë mbyllur baras (33-33) pjesën e parë të ndeshjes së katërt të serisë finale të kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sport

24/05/2017 19:55

Skuadra mysafire luajti më mirë në pjesëlojën e parë, në të cilën shënoi katër pikë më shumë se vendasit (14:17).

Vendasit u angazhuan më shumë në çerekun e dytë duke arritur në një moment që ta barazonin rezultatin dhe të kalonin në epërsi.

Megjithatë, basketbollistët e klubit kryeqytetas u kthyen në sekondat e fundit për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë (33-33).