Mbyllet pjesa e parë, Anglia me tre gola epërsi ndaj Spanjës

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Spanjë – Angli.

Sport

15/10/2018 21:31

Anglezët u treguan superiorë në pjesën e parë, duke realizuar tre herë ndaj spanjollëve, shkruan lajmi.net.

Goli i parë erdhi nga Raheem Sterling i cili pranoi një pasim fenomenal nga anëtari i United, Rashford.

Për golin e dytë u përkujdes pikërisht Rashford, i cili pas asistimit të Kane, dërgoi topin prapa shpinës së De Gea.

Goditja e rëndë për spanjollët erdhi në minutën e 38’ kur përsëri Sterling realizoi për 0:3. Goli rrjedhi nga disa kombinime të mira mes Henderson, Kane e Sterling.

Mbetet të shihet çfarë lëvizje do të bëjë Luis Enrique për pjesën e dytë. /Lajmi.net/