Mbyllet numërimi në Prishtinë: Shpend Ahmeti prin me vetëm 247 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Prishtinës.

Lajme

19/11/2017 21:44

Sipas këtij rezultati Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 50.15 për qind të votave, ose 247 vota më shumë se kundërdandidati i tij, shkruan lajmi.net.

Abrashi ka marrë gjithsej 49.85 për qind të votave.

Kujtojmë se 1500 vota me kusht ende nuk janë të numëruara. /Lajmi.net/