Mbyllet ndeshja për Messin, “El Classico” në pikëpyetje

Pas një fillimi fenomenal të takimit për Barcelonën, erdhi lajmi më i hidhur.

Sport

20/10/2018 21:16

Lionel Messi ka pësuar një lëndim i cili ia pamundëson vazhdimin e ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Argjentinasi ka pësuar një lëndim në dorë, i cili dukej jo aq serioz në fillim.

Mbetet të shihet nëse ky lëndim do të jetë aq i rëndë sa t’ia pamundësojë paraqitjen në “El Classico”. /Lajmi.net/