Mbyllet ndeshja, Inter – Sampdoria, shikojeni kush i mori tri pikë

Inter i ka fituar tri pikë tejet të vështira në javën e 24-të në Serie A.

Sport

17/02/2019 19:56

Inter e ka mposhtur Sampdorian në kuadër të Serie A-së me rezultat, 2:1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan tri sosh, raporton lajmi.net.

Inter fillimisht kaloi në epërsi me anë të Danilo D’Ambrosio në minutën e 73’-të, mirëpo Sampdoria e barazoi rezultatin tre minuta më vonë me anë të Manolo Gabbiadinit (76’).

Nerazurët nuk u ndalën me kaq, pasi e rikthyen epërsinë me golin e shënuar nga Radja Nainggolan (78’).

Pas xhiros së 24-të në Serie A, Inter gjendet në vendin e tretë me 46 pikë. /Lajmi.net/