Mbyllet ndeshja, Huesca – Real Madrid, me këtë rezultat

Real Madrid ka fituar tri pikë tejet të rëndësishme në javën e 15-të në La Liga.

Sport

09/12/2018 18:02

Real Madrid ka fituar në udhëtim ndaj Huescas me rezultat minimal, 0:1.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në pjesën e parë me anë të Gareth Bale, që shënoi në minutën e 8’-të, raporton “lajmi.net”.

Real Madrid kishte shanse të arta që ta thellonte edhe më shumë epërsinë, mirëpo që Huesca kishte një mbrojtje tejet të organizuar.

Pas kësaj xhiroje, Real Madrid gjendet në vendin e katërt me 26 pikë, pesë më pak se Barcelona që është në vendin e parë. /Lajmi.net/