Mbyllet koha e rregullt, River Plate – Boca Juniors, ndeshja shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregullt në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Sport

09/12/2018 22:21

River Plate dhe Boca Juniors po përballen në ndeshjen e dytë të finales së Copa Libertadores.

Më shumë se 180’ lojë, nuk kanë përcaktuar fituesin e Copa Libertadores, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime, raporton “lajmi.net”.

Boca Juniors kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 44’ me anë të Dario Benedettos, duke shkuar në pushimin e pesës së parë.

River Plate arriti ta barazoj rezultatin në pjesën e dytë, ku golin e realizoi Lucas Patto (68’).

Rezultati aktual i ndeshjes është 3 me 3, ndërsa skuadrat do të tentojnë që në 30 minutat e kohës së rregullt, t’i evitojnë penalltitë. /Lajmi.net/