Mbyllet finalja, ky është kampioni i ri i Kosovës në futsall

Skuadra gjakovare, Liburni është kampioni i ri i Kosovës për edicionin 2016/17, në elitën e futsallit kosovar.

Sport

30/05/2017 22:50

Ekipi nga Gjakova e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Feniksit në palestrën “Shani Nushi”.

Pas fitores në ndeshjen e parë me penallti, Liburni fitoi në Gjakovë 3:2.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë rrëzojnë nga fronti pikërisht ekipin e Feniksit, që deri para kësaj ndeshje ishte kampion aktual.