Mbyllet finalja, kjo skuadër e fitoi Kupën e Shqipërisë

Kukësi është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë. Verilindorët fituan mbrëmjen e së dielës në “Qemal Stafa” pas ekzekutimit të 11-metërshave ndaj Laçit.

Sport

22/05/2016 22:27

Me këtë trofe Kukësi hyn në histori duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Ndërsa për kurbinasit humbja në finale do të thotë edhe mospjesmarrje në kupat e europës.

Fillimisht, braziliani Karioka kaloi verilindorët në avantazh në minutën e 65′ të pjesë së dytë. Kur pritej vërshëllima e arbitrit italian, kurbinasit barazuan në minutën e tretë shtesë me anë të Mitrajt.

Koha shtesë u karakterizua nga një lojë disi më e vakët. Në fushë u duk lodhja e futbollistëve pas ritmit të lartë në 45′ e dyta. Verilindorët luajtën më të tërhequr, ndërsa kurbinasit dominuan në kontrollin e topit në kohën shtesë, duke shfrytëzuar edhe epërsinë e një futbollisti më shumë në fushë.