Federer triumfon në Australian Open

Roger Federer e ka fituar këtë edicion të Australian Open.

Sport

29/01/2017 13:05

Zvicerani mundi në finale spanjollin Rafa Nadal.

Federer fitoi 3:2 në sete finalen e cila ishte deri në fund shumë dramatike, përcjellë “lajmi.net”.

Për Roger Federer ky ishte grand slam titulli i 18-të në karrierën e tij. Ai ka katër tituj në grand slam turne më shumë se sa Rafael Nadal.

Në moshën 35-vjeçare, dukej e pamundur që Federer të fitonte një turne të madh, por ai përfitoi nga eliminimi i hershëm i Djokovic dhe Murray, duke arritur të shkojë deri në fund e duke fituar një tjetër titull “Grand Slam”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6