Mbyllet derbi turk, Besiktas – Galatasaray, me këtë rezultat

Besiktas e ka fituar derbin e Superligës së Turqisë.

Sport

02/12/2018 19:59

Besiktas ka arritur ta mposht Galatasarayn me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adem Ljajic në minutën e 18’ nga penalltia, raporton “lajmi.net”.

Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë nuk solli gola, duke bërë që Besiktas t’i merr tri pikë tejet të rëndësishme.

Pas javës së 14-të, Besiktas gjendet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa ka edhe Galatasaray në të katërtin. /Lajmi.net/