Mbyllet 90-minutëshi i finales Barcelona-Sevilla, a e keni pritur këtë rezultat?

Është mbyllur në barazim 90-minutëshi mes Barcelonës dhe Sevillës.

Sport

22/05/2016 23:23

Asnjëra prej skuadrave nuk kanë arritur që të shënojnë gol në finalen e Kupës së Spanjës, duke luajtur 0:0.

Fituesi do të përcaktohet pas dy vazhdimeve nga 15 minuta, ose eventualisht penalltitë, përcjellë “Lajmi.net”.

Dy skuadrat po luajnë me nga një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimeve të Mascheranos dhe Banegas.