Mbyllen vendvotimet në Medvegjë, votojnë rreth 50 për qind e qytetarëve

Vendvotimet në Medvegjë janë mbyllur në ora 20, derisa zgjedhjet lokale atje janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar.

Lajme

13/09/2015 21:25

Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar. Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit.

Vetëm mas orës 16 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi, transmeton Indeksonline.

Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar.

Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.

Rezultatet e para pritet rreth orës 22./Indeksonline