Mbyllen pjesët e para në Grupin H, kush kualifikohet me këto rezultate?

Kolumbisë i duhet patjetër një fitore, për të kaluar në fazën tjetër.

Sport

28/06/2018 16:49

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e Grupit H.

Japoni-Poloni dhe Senegal-Kolumbi janë mbyllur pa gola në 45 minutëshin e parë, 0:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Me këto rezultate, Japonia dhe Senegali kalojnë grupin.

Kolumbisë i duhet patjetër një fitore, për të kaluar në fazën tjetër. /Lajmi.net/