Mbyllen pjesët e para në Grupin C, vetëm një gol

Me këto rezultate, Franca kalon grupin si e para ndërsa Danimarka si e dyta.

Sport

26/06/2018 16:48

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Danimarkës dhe Francës.

Rezultati është ai i fillimit, 0:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Rastet në këtë pjesë ishin të pakta.

Franca po dëshpëron me lojë, ashtu siç bëri edhe në dy ndeshjet e para, ani pse i fitoi ato.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Peruja po fiton ndaj Australisë 1:0.

Me këto rezultate, Franca kalon grupin si e para ndërsa Danimarka si e dyta. /Lajmi.net/