Mbyllen ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Prishtina është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Sport

19/02/2017 14:35

Prishtinasit mposhtën Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat minimal 1:0, me golin e Liridon Lecit nga penalltia.

Liria ka bërë detyrën në Prizren, duke mundur Bashkimin e Ligës së Dytë 2:0, falë dopietës së Liridon Fetahajt, përcjellë “lajmi.net”.

Ndërkohë, Besa-Drita është mbyllur baras 1:1 dhe sfida ka shkuar në vazhdime. Për pejanët realizoi Diar Miftaraj ndërsa për gjilanasit, Përparim Livoreka. /Lajmi.net/

Vëllaznimi – Prishtina 0:1
Besa – Drita 1:1
Liria – Bashkimi 2:0
Flamurtari – Trepça -:- (nuk është zhvilluar)

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.