Mbyllen dy ndeshjet, një rezultat i papritur në Superligë

Flamurtari ka shënuar fitore të madhe në Pejë, duke mposhtur Besën 4:0.

Sport

03/05/2018 17:53

Golat për kuqezinjtë i realizuan Ajzeraj, Mendes, Shillova dhe Statovci, derisa ky trepikësh i largon prishtinasit në tri pikë nga Besa.

Në anën tjetër, fitore në udhëtim ka shënuar edhe Vëllaznimi.

Gjakovarët triumfuan 2:0 ndaj Vllaznisë së Pozheranit në udhëtim.

Golat për Vëllaznimin i shënuan Henry Chibuze dhe Lekë Vula.

Sot:
Besa – Flamurtari 0:4
Vllaznia – Vëllaznimi 0:2.