Mbyllen dy lokale masazhe në Ferizaj, dyshohet se kryenin shërbime të ndaluara

Relaksimin e kënaqësinë, nuk do ta gjejnë më vizitorët.

Lajme

03/10/2018 21:51

Një lokal që ofronte shërbime të masazheve për klientë, është mbyllur nga ana e inspektorëve komunalë të Ferizajt të martën mbrëma.

Pas një kontrolle të Inspektoriatit e njëjta ndodhi edhe me një tjetër lokal, në Ferizaj  që dyshohet se në të dyja kryheshin shërbime të ndaluara.