“Mbuloni të pasmet”

Një ‘stuhi’ shpërtheu para disa kohësh në mediat sociale pasi dy vajza u ndaluan që të hipin në një avion të kompanisë United Airlines në SHBA sepse kishin veshur streçe.

Fun

19/07/2017 17:10

Sipas BBC, vajzat po fluturonin si të ftuara të të punësuarve, prandaj i nënshtrohen kodit të veshjes.

Por nuk është hera e parë që streçet kanë shkaktuar kaq shumë debat në SHBA.

Për disa, kjo është një veshje e rehatshme, një alternativë ndaj xhinseve.

Për të tjerë, materialet që ekspozojnë dukshëm format, janë të ekzagjeruara, madje të turpshme.

Tetorin e shkuar, një burrë i shkroi gazetës lokale në Rhode Island të SHBA, duke kërkuar që femrat mbi 20 vjeç të mos veshin streçe.

Sipas tij, ato janë shqetësuese për meshkujt.

Kjo provokoi një protestë.

Qindra femra dolën në rrugë me streçe.

Organizatorët thanë se njerëzit nuk kanë pse u tregojnë të tjerëve se çfarë të veshin.

United Airlines ka deklaruar se pasagjerët lejohen të veshin streçe, por jo të ftuarit dhe stafi.

Shkolla të ndryshme në SHBA kanë debatuar në lidhje me politikat e tyre për streçet.

Një shkollë në Ohajo u detyrua që të lejojë veshjen e streçeve, pasi e kishte ndaluar më parë.

Shkolla u kritikua për qëndrime seksiste.

Një universitet në Masaçusets planifikoi protesta, pasi shkolla u kishte ndaluar veshjen e streçeve dhe rrobave të ngjashme në shkollë.

Megjithatë shkolla nuk u tërhoq.

Sipas tyre, qëllimi është që të përgatisin studentë për botën e punës.

“Pjesë e kuadrit të punës në shkollën tonë është përgatitja për terrenin e punës dhe këto veshje nuk janë të përshtatshme,” tha shkolla.

Për më tepër, disa streçe janë edhe të tejdukshme.

Në vitin 2013, kompania Lululemnon vendosi të tërheqë shumë streçe nga tregu me pretendimin se janë shumë të tejdukshme.

Për t’i shtuar ‘zjarr’ debatit, themeluesi i kompanisë tha se streçet e tyre nuk janë bërë për të gjitha llojet e trupave të femrave. /Lajmi.net/