Mbroni fjalëkalimet tuaja me shtesën e Google për Chrome

Google ka lansuar një shtesë për Chrome që i mbron fjalëkalimet tuaja nga hakerët.

Auto & Tek

29/04/2015 17:37

Google ka lansuar një shtesë të re për Chrome e dizajnuar për të parandaluar vjedhjen e fjalëkalimeve tuaja nga faqet e tjera.

phishing_caught

Shtesa e quajtur ‘Password Alert’, që është e gatshme për t’u shkarkuar në Chrome Web Store, do t’ju paralajmërojë çdo herë që do të ju duhet të ripërdorni fjalëkalimin tuaj të Google në një faqe tjetër, transmeton Lajmi.net.

Kjo vegël nuk është vetëm për t’ju paralajmëruar. Sepse kështu shumë përdorues thjeshtë do ta ripërdornin fjalëkalimin de hakerët do të mund të fitonin qasje virtualisht në llogaritë e përdoruesve përmes një sulmi anësor.

Kështu për këtë Google ka krijuar edhe Security Key, i cili do ta bëjë veglën edhe më të sigurt.