Mbrojtësit e kërkuar nga Barcelona

Përveç një portieri, Barcelona është në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi pas paralajmërimit nga kapiteni Carles Puyol se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Dhe, gjiganti katalan është hedhur në kërkim dhe deri më tani ka identifikuar plot pesë objektiva. Më i riu në listë është qendërmbrojtësi i Romës, Mehdi Benatia…

Sport

15/03/2014 09:57

Përveç një portieri, Barcelona është në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi pas paralajmërimit nga kapiteni Carles Puyol se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Dhe, gjiganti katalan është hedhur në kërkim dhe deri më tani ka identifikuar plot pesë objektiva. Më i riu në listë është qendërmbrojtësi i Romës, Mehdi Benatia i cili ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni tek Giallorossët.

Pas tij, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Mats Hummelsin e Borussia Dortmundit i cili ishte përmendur si cak i katalanëve edhe në fillim të këtij sezoni.

22-vjeçari i Baselit, Fabian Schar po ashtu i ka rënë në sy trajnerit Gerardo Martino, njësoj sikurse gjiganti i Tottenhamit, Jan Vertonghen me 189 centimetrat e tij.

Dhe, i fundit, por jo për nga rëndësia, qendërmbrojtësi i talentuar i Villarrealit, Mateo Mussachio.

Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, njëri prej tyre do të jetë futbollist i ri i Barcelonës në sezonin e ri.