Mbrojtësi i Ukrainës befason me deklaratën për Kosovën

Reprezentuesi i Ukrainës, Artem Fedetskyi nuk pret përballje të lehtë ndaj Kosovës nesër në Poloni.

Sport

08/10/2016 16:50

Kosova do të jetë mysafire e Ukrainës në ndeshjen që luhet në Krakovë nesër duke filluar nga ora 18:00.

Fedetskyi duke folur për faqen zyrtaret të FIFA-s, tha se Kosova është një përfaqësuese e panjohur për Ukrainën.

“Kosova është një e panjohur e madhe për ne, ne nuk e dimë se çfarë mund të presim nga ky ekip”, thotë mbrojtësi me përvojë të madhe që paraqitet në Bundesligë te Daamstadt, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.