Mbrojtësi i madh: Ronaldo mi ka thyer ëndrrat disa herë

Giorgio Chiellini ka pranuar se ndjehet i lehtësuar se ka për bashkëlojtar Cristiano Ronaldon te Juventus, pasi portugez ia ka thyer “shumë herë” ëndrrat në të kaluarën.

Sport

15/01/2019 17:42

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë gjithmonë vendimtar për ish skuadrën e tij Real Madrid, në përballjet kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Por, verën vitit të kaluar, portugezi la Madridin për t’u transferuar në Torino, për t’iu bashkuar Juventusit.

“Cristiano shënoi shumë, shumë, shumë kundër nesh dhe ai i theu ëndrrat e mia disa herë, në Kardif, në Madrid, në Torino”, ka deklaruar Chiellini për BBC Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më parë, Liga e Kampionëve ka qenë një ëndërr. Tani është një synim sepse Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për të për ta bërë hapin e fundit”.

“Është personaliteti i Cristianos. Ai ka aftësi fantastike në fushë, por jashtë fushës, qëndrimi i tij, mënyra se si punon, se si i përgatitë ndeshjet, se si ai e jeton çdo ditë të jetës së tij – mund të na ndihmojë. Ekipi ka ndryshuar”.

“Mendoj se ne jemi një nga katër apo pesë skuadrat që janë favorite – Barcelona, Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich. Por edhe PSG dhe Atletico Madrid mund të arrijnë fitoren dhe ne jemi shumë larg nga ndeshjet kyçe”./Lajmi.net/