Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë me skuadër të re

Naser Aliji, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është bërë me skuadër të re.

Sport

02/11/2018 16:42

Aliji ka kaluar tek skuadra e Dinamo București, bën të ditur faqja zyrtare e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares “kuqezi” sezonin e kaluar është paraqitur me Virtus Entella, në Serie B.

Ai regjistroi 17 paraqitje në total dhe kontribuoi me një asistim për skuadrën.

Numri që Aliji do të bartë në fanellë me skuadrën e Dinamos do të jetë 7. /Lajmi.net/