Mbrojtësi golashënues

Një sulmues që shënon një numër të madh golash brenda një viti është lëvdatë për të, dhe dëshmi se është paraqitur me sukses gjatë 12 muajve të fundit. Por, fundja, kjo është edhe detyra kryesore e tij. Andaj, më tepër duhet të befasohemi kur dëgjojmë për një mbrojtës i cili realizon shpesh. I tillë është…

Sport

25/12/2013 15:30

Një sulmues që shënon një numër të madh golash brenda një viti është lëvdatë për të, dhe dëshmi se është paraqitur me sukses gjatë 12 muajve të fundit.

Por, fundja, kjo është edhe detyra kryesore e tij. Andaj, më tepër duhet të befasohemi kur dëgjojmë për një mbrojtës i cili realizon shpesh.

I tillë është përforcimi i ri i Romës, Mehdi Benatia, i ardhur në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Udinese.

Qendërmbrojtësi – rol me të cilin rrallë herë u bie të shkojë përpara në sulm përveç ndonjë ndërprerjeje afër zonës ose ndonjë rivënie nga këndi – është golashënuesi më i mirë në Serie A gjatë vitit 2013, sa i përket repartit të tij.

Benatia ka shënuar gjashtë gola, përfshirë katër me fanellën e skuadrës së tij të re.

Përveç kësaj, Benatia është një prej më meritorëve që Roma ka një prej mbrojtjeve me bilancin më të mirë në futbollin evropian.