Mbrojtës falë Guardiolës

Javier Mascherano nuk e harron Pep Guardiolën, edhe pse ky i fundit ka më tepër se një vit që ëhstë larguar nga posti i trajnerit tek Barcelona. Në fakt, ishte strategu katalan ai që e solli yllin argjentinas në Nou Camp duke e blerë nga Liverpool në vitin 2010. Aso kohe, Mascherano ishte një prej…

Sport

05/01/2014 09:26

Javier Mascherano nuk e harron Pep Guardiolën, edhe pse ky i fundit ka më tepër se një vit që ëhstë larguar nga posti i trajnerit tek Barcelona.

Në fakt, ishte strategu katalan ai që e solli yllin argjentinas në Nou Camp duke e blerë nga Liverpool në vitin 2010. Aso kohe, Mascherano ishte një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Mirëpo, me kalimin e kohës, Guardiola – edhe pse shpeshherë si opsion urgjent – e inkuadroi Mascheranon në qendër të mbrojtjes, rol të cilin e mban sot në vazhdimësi.

“Nëse luaj në këtë klub është falë tij”, deklaroi Mascherano për të përditshmen sportive madrilene Marca.

“Ai ka ditur të më zbuloj një rol të ri dhe më ka bërë të adaptohem si qendërmbrojtës”, u shpreh reprezentuesi argjentinas.