Mbrojeni Januzajn

David Moyes ka akuzuar kundërshtarët për “radhitje për ta goditur” Adnan Januzajn dhe u bëri thirrje gjyqtarëve që të shërbejnë më tepër përkrahje për yllin kosovar. Menaxheri i Manchester Unitedit ishte i hidhëruar me qasjen e Aston Villas ndaj 18-vjeçarit në fitoren 3:0 të dielën dhe tha se ishte e “tmerrshme” që gjyqtari nuk ndërhyri.…

Sport

16/12/2013 07:30

David Moyes ka akuzuar kundërshtarët për “radhitje për ta goditur” Adnan Januzajn dhe u bëri thirrje gjyqtarëve që të shërbejnë më tepër përkrahje për yllin kosovar.

Menaxheri i Manchester Unitedit ishte i hidhëruar me qasjen e Aston Villas ndaj 18-vjeçarit në fitoren 3:0 të dielën dhe tha se ishte e “tmerrshme” që gjyqtari nuk ndërhyri.

Dhe, ai beson se Villa, të cilës mbrojtësi i djathtë Mattheu Lowton u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Lee Mason për ndërhyrje ndaj Januzajt, e kopjoj qasjen e skuadrave tjera që e veçojnë tinejxherin për tretman të ashpër.

Moyes beson se gjyqtarët duhet të marrin përgjegjësi nëse Januzaj pëson lëndim.

“Në çdo ndeshje, nuk e di se sa shumë goditje bëhen ndaj Januzajt. Kam filluar të hidhërohem nga gjyqtarët e katërt dhe kryesorët. Djaloshi nuk është duke u mbrojtur nga gjyqtarët. Është e tmerrshme se si lejojnë që të vazhdoj kjo. Adnani është talent i jashtëzakonshëm”.

“Dhe, ai vazhdimisht pëson ndërhyrje nga kundërshtarët, jo vetëm në ndeshjen e fundit”, deklaroi Moyes i cili lavdëroi Januzajn për përgjigjen e tij dhe beson se temperamenti i qetë i mesfushorit do të bëjë që ai të vazhdojë rrugëtimin e duhur.

“Ai është djalosh i mirë. Qëndrimi i tij është atributi më i madh. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme por ai mundet dhe do të shkojë përpara dhe të thotë ‘më goditni sërish nëse dëshironi dhe do të ngrihem prapë’. Duhet të mbrohet më tepër”, përfundoi Moyes.

Ndërsa, menaxheri i Aston Villas, Paul Lambert insistoi se nuk urdhëroi ndërhyrje ndaj Januzajt.

“Nëse shikoni ekipin tim, nuk jemi skuadër fizike. Jemi ekip i ri. Ndoshta ndonjëherë tensioni ndikon tek futbollistët por kurrë nuk i inkuadroj në fushë për ta goditur dikë”, deklaroi ai.

Januzaj ishte një prej futbollistëve më të dalluar në fitoren e Unitedit ndaj Aston Villas.