Mbroje votën

Një aktivitet me qëllim promovimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike u mbajt sot në Sheshin kryesor të kryeqytetit, me moton: “Mbroje voten\".

Lajme

29/09/2013 13:26

Një performansë në mbrojtje të votës është realizuar, të dielën, në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Qytetarë që nuk lejohen të votojnë sipas vullnetit të lirë, disa që tentojnë të ruajnë votën e tyre, persona të vdekur që kanë votuar dhe në fund votues që manipulohen dhe manipulojnë, ishin disa nga mesazhet e dhëna në këtë performansë të realizuar me aktorë në mbrojtje të votës së lirë.

Ky aktivitet vetëdijësues u organizua nga OJQ ‘Demokracisë në Veprim”, me titull: “Mbroje Votën”, me mesazh për promovimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Për më tepër gjitha këto ‘zhvillimi’ ndodhnin para nju kukureci, i cili, sipas zyrtarëve nga ‘Demokracia në Veprim’ përfaqëson ndërgjegjen e popullit, derisa promovon zgjedhje të lira përmes një mesazhi – “Një qytetar, një votë”.

Shpëtim Selmani nga KDI tha se mesazhi i performancës është mbrojtja e votës.

“Subjekti i performancës ka të bëjë me procesin zgjedhor e sidomos me mesazhin që e jep në fund mbroje votën. Kukubeci e përfaqëson ndërgjegjen qytetare edhe e përfaqëson përgjegjësinë e secilit qytetar për votime të lira, për një proces zgjedhor të lirë, pa presione, pa e cenuar vullnetin e lirë të qytetarit”.