“Mbreti i mashtrimeve” që shkëlqeu kundër Real Madridit

Real Madrid siguroi për të dytin vit më radhë finalen e Kupës së Botës për Klube. Kampionët në fuqi të kësaj gare mposhtën në gjysmëfinale skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira, me rezultat 2:1.

Sport

14/12/2017 20:32

Skuadra kampione e Spanjës arriti të përmbys rezultatin në pjesën e dytë nga 0-1 në 2:1, me golat e shënuara nga Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Skuadra e Al Jaziras në kontinentin e Evropës mund të jetë e panjohur për tifozët e futbollit, por jo edhe portieri i tyre, Ali Khaseif Housani.

30 vjeçari veç që mori vëmendjen e medieve me pritjet ndaj Real Madridit,  jo pak herë është bërë “hit” në rrjetet sociale me momentet e dhuruara në futboll.

Ali Khaseif Housani ende është në memorien e shumë tifozëve të futbollit kur gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve të Azisë në vitin 2012, dy herë radhazi qëlloi kamerën “Spider” që filmon ndeshjen nga lartësia, duke bërë që gjyqtari dy herë të ndërpresë ndeshjen.

YouTube player

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai në pjesën e dytë derisa skuadra e tij po avanconte 1:0, bën një nga mashtrimet më qesharake në futboll, duke zgjidhur qëllimisht atletët e tij, për të marrë minuta nga ndeshja, e mashtrimi i tij për t’u kujtuar gjithmonë./Lajmi.net/

YouTube player