Mbreti i golave

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të golave të realizuar më 2013. Reprezentuesi portugez e mbylli vitin kalendarik me 69 gola të realizuar. Prej tyre, Ronaldo i shënoi 38 në La Ligë, 15 në Ligën e Kampionëve, gjashtë në Copa del Rey dhe 10 me Portugalinë në fushatën…

Sport

24/12/2013 12:29

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të golave të realizuar më 2013.

Reprezentuesi portugez e mbylli vitin kalendarik me 69 gola të realizuar. Prej tyre, Ronaldo i shënoi 38 në La Ligë, 15 në Ligën e Kampionëve, gjashtë në Copa del Rey dhe 10 me Portugalinë në fushatën e suksesshme kualifikuese për në Kampionatin botëror 2014.

Ai pas vetes ka lënë emra të njohur, dhe rivalë të mëdhenj. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Suedisë, Zlatan Ibrahimovic është realizatori i dytë më i mirë i 2013-ës me 47 gola, dy më tepër se ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi.

Sulmuesi në formë i Liverpoolit dhe Uruguait, Luis Suarez renditet i katërti me 42 gola, para bashkëkombësit të tij, yllit të PSG’së, Edinson Cavani me 41.

 Golashënuesit e vitit 2013:

1. Cristiano Ronaldo (69)

2. Zlatan Ibrahimovic (47)

3. Lionel Messi (45)

4. Luis Suarez (42)

5. Edinson Cavani (41)

6. Robert Lewandowski (39)

7. Diego Costa (36)

8. Jackson Martínez (33)

9. Robin Van Persie (31)

10. Sergio Aguero (30)