Mbretëria e Bashkuar përfundon luftën në Afganistan (Foto)

Baza e fundit e Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan u është dorëzuar autoritetit të sigurisë të Afganistanit, duke bërë që operacionet ushtarake britanike në këtë të marrin fund.

Bota

26/10/2014 16:40

Flamuri i Britanisë është ulur në kampin Bstion, ndërsa kampi Leatherneck së bashku me bazën amerikane aty pranë, u është dorëzuar dhe tashmë ato i kontrollojnë autoritetet afgane, raporton BBC.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon ka thënë se “gabime janë bërë” por se ai ka shtuar se gjithashtu ka pasur të arritura që kur se trupat e Mbretërisë së Bashkuar erdhën në Afganistan në vitin 2001.

“Me krenari ju njoftoi se operacionet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar po përfundojnë këtu në Helmand. Sakrifica e madhe e forcave tona të armatosura ka hedhur themelet e forcës së sigurisë afgane e cila është e fuqishme, dhe në kontekstin e sigurisë ajo është e vendosur që të mundësoi tranzicionin e parë demokratik të pushtetit në historinë e këtij vendi, dhe që të pamundësojë që ky vend të jetë një pozicion prej nga mund të ketë sulme terroriste për Britaninë e Madhe”.

Gjatë kësaj lufte, Britani ka pasur një numër të madh të viktimave në radhët e ushtrisë së saj. 453 trupa britaneze kanë humbur jetën në luftën e Afganistanit. Rreth 140 mijë trupa janë dërguar në Afganistan që prej vitit 2001, ndërkaq, të gjitha operacionet ushtarake i kanë kushtuar Mbretërisë së Bashkuar 19 miliardë euro.

Viti më i keq sa i përket numrit të humbjeve në njerëz është viti 2009, ku në Afganistan u vranë 108 ushtarë britanez. Ndërkaq, 500 mentorë do të qëndrojnë në Afganistan edhe pas vitit 2014, transmeton lajmi.net.