Mbretëria e Bashkuar, mikja e madhe e Kosovës

Ndihma që i dhanë popullit të Kosovës dhe përkrahja e fuqishme në çlirimin e tij, e pasuar me mbështetje edhe në përcaktimin e statusit, e bënë Britaninë e Madhe një ndër shtet mike të para që njohën pavarësinë e Kosovës.

Lajme

18/03/2016 11:01

Britania ka ndihmuar shumë në vendosjen e Kosovës në hartën botërore, si shtet i pavarur. Rrëfimi i një miqësie mes dy vendeve vazhdoj edhe pas shtet-ndërtimit të Republikës më të re në Evropë, përkrahja e britanezve është mjaft të madhe në ngritjen e kapaciteteve në fusha të ndryshme për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Vizita e Princit të Ëales-it dhe Dukeshës së Cornëall-it, sot në Kosovë, është edhe një dëshmi që Kosova e gëzon mbështetjen dhe respektin e Britanisë.

Flamuri i Mbretërisë së Bashkuar

Britania, vendi me një histori shumë të pasur ushtarake, po jep një mbështetje mjaft të madhe në fushë e sigurisë në Kosovë. Madje është shteti i parë që ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me Republikën e Kosovës, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, në vitin 2009.

Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet me Britaninë, tregon edhe fakti që një kolonel i ushtrisë britanike, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është këshilltar i Komandantit të FSK-së.

Dhe, shefi i ekipit këshillues të NATO-së (EKN), në Ministrinë e FSK-së, çdo herë është nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

E nga ky bashkëpunim i ngushtë, tashmë kanë 13 pjesëtarë të FSK-së të diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake, Sandhurst(RMAS).

Princi Charles, i cili sot dhe nesër do të qëndroj në Republikën e Kosovës, po e viziton Kosovën për herë të dytë.

Vizita e tij e parë ka qenë në shatorin e vitit 1999, ku atë botë erdhi në Kosovë për të mbështetur trupat britanike që kishin ndihmuar në çlirimin e Kosovës, dhe vendosjes së paqes këtu.

Ardhja e dytë e Princit në Kosovë, nga njerëzit që kanë punuar në diplomacinë kosovare, po konsiderohet si shumë e rëndësishme.

--

Muhamet Hamiti, ambasadori i parë i Kosovës në Londër(2009-2012), tash profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se princin trashëgimtar e ka takuar shumë herë gjatë punës në Londër.

“Është njëri shumë i rëndësishëm në estabilishmentin britanik, do të jetë sipas të gjitha gjasave, mbreti i ardhshëm….Kjo është shumë e rëndësishme sepse Kosova mbetët në hartat ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për praninë ndërkombëtare dhe vizita e Princit i ndihmon kësaj”, tha ish ambasadori  Hamiti.

Ai thotë se Kosova vazhdon të gëzojë një simpati të madhe nga populli i Britanisë.

“Unë kam qenë ambasador në kohën kur është ndërrua r Qeveria, janë ndërruar formacionet qeveritare, kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga Qeveria e Blair-it, më vonë e Gordon Braun-it, por edhe Qeveria aktuale e David Cameron-it. Kështu që jemi me fat që të dyja kampet e mëdha politike në Mbretërinë e Bashkuar, të dyja kampet politike mbështesin Kosovën, njëherë për pavarësi e tash për stabilizim të Kosovës në botë”, thotë ai.

Hamiti, duke vlerësuar lartë kontributin e Britanisë për Kosovën, mendon se vendi ka nevojë për përkrahje edhe më të madhe në fusha tjera.

Përndryshe, fusha e sigurisë në Kosovë mbetët, padyshim, më bashkëpunuesja me shtetin e Britanisë.

Oficerë të lartë të FSK-së ndjekin kolegjin e lartë të studimeve për mbrojtje në Londër(RCDS).

Vazhdon mbështetja në trajnimet gjuhësore në Kosovë dhe Britani, ka edhe trajnime mjekësore, e edhe mbështetje të trupës muzikore të FSK-së.

Bashkëpunim ka edhe në trajnimin e këmbësorisë me vizita nëpër ekipe trajnimi, ose individë që shkojnë në Britani.

Pjesëmarrja e personelit të FSK-së, për herë të parë në ushtrimet e NATO-së, kësaj radhe po bëhet me Marinën Mbretërore.

Gjithashtu për herë të parë, është bërë pjesëmarrja e udhëheqjes së lartë të FSK-së në Kolegjin Mbretëror të Studimeve për Mbrojtje.

Në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes në Londër, që është institucioni më i lartë i Akademisë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, ka përfunduar studimet një-vjeçare, gjeneral brigade, Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së. E aktualisht, në po këtë kolegj, është duke i ndjekur studimet, gjeneral brigade, Enver Cikaqi, Komandant i Komandës së Doktrinës dhe stërvitjes.

Ngjarja e fundit që shënoi historinë e Kosovës në Londër, ishte shpërblimi që mori oficer-kadeti i FSK-së, i cili përfundoi shkollimin një-vjeçar në Sandhurst, dhe mori Shpatën si oficeri më i mirë ndërkombëtar, nga vet Princi Charles. Ismail Hoxha, qe oficeri i parë nga Ballkani që u shpërblye me një çmim të tillë.

Princi Charles, bashkë me Dukeshën e Cornëall-it, do të qëndroj sot dhe nesër në Kosovë.

Princi Charles njihet si person shumë i rëndësishëm, ashtu si e gjithë familja mbretërore, e cila gëzon një respekt të veçantë në shoqërinë britanike.