Mbretëresha në sfilatë mode, mbetet e shokuar nga kostumi i meshkujve me lule

Të javën e modës në Londër, ndodhi diçka që askush nuk priste, Mbretëresha Elizabeth ndoqi një sfilatë mode. Kjo është hera e parë që gruaja më e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar ishte në një ngjarje të tillë.

Fun

23/02/2018 10:30

Ajo ishte në rendin e parë që ndiqte prezantimin e modelit të ri të ri britanik Richard Quinn. Mbretëresha ka qenë e ulur pran personit më me ndikim në botën e modës, redaktoren e Vogue Anna Vintur, të cilën e quajnë të gjithë “mbretëresha e akullit”.

Mbretëresha Elizabeta i dha dizejnatorit një çmim i cili po ndahet për herë të parë në industrinë e modës, çmimin “Elizabeta II”, çmim i cili nga ky vit do të ju jepet talenteve të rijnë.

Në këtë sfilatë mode Mbretëresha ka pasur të veshur një kostum ngjyrë qielli me disa lule të po të njëjtë ngjyrë.

Ajo me të vërtetë nuk mund të kuptonte se burrat tani mbajnë kostume me një model lulesh dhe u tronditën me helmetat e motorit, fustanet prej lëkure dhe çorapet me rrjetë. Megjithatë, ajo vlerësoi ngjarjen si dhe modën britanike.

Nga materialet e kostumeve në dantellë dhe në Carnaby Street, industria jonë e modës është një epitomë e materialeve me cilësi të lartë dhe një dizajn modern dhe praktik – tha Mbretëresha Elizabeth.