Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Lajme

16/02/2019 10:10

Ajo ka uruar lumturi dhe prosperitet për popullin e Kosovës, vitin e ardhshëm shkruan lajmi.net.

Në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet “Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm. Elizabeth R”. /Lajmi.net/