Mbretëresha Elizabeta II viziton vendin e xhirimeve të ‘Game of Thrones’

Mbretëresha e Anglisë gjatë vizitës në Belfast ka shkuar në vendin ku xhirohet seriali shumë i suksesshëm ‘Game of Thrones’.

ShowBiz

24/06/2014 23:49

Në ‘Game of Thrones’ të gjithë luftojnë për t’u ulur në fronin e hekurt të Westeros, por mbretëresha e vërtetë nuk është ulur.

Mbretëresha Elizabeta II, e cila tanimë është deklaruar se është fanse e serialit, ka vizituar lokacionin ku xhirohet seriali.

Të pranishëm ishin edhe producentët e serialit dhe disa nga aktorët kryesorë. Ajo i është afruar edhe fronit të hekurt por nuk është ulur, duke zhgënjyer kështu shumë fansa.

Seriali ‘Game of Thrones’ ka përfunduar me shumë sukses sezonin e katërt.