Mbrëmë Reali, sonte Liverpooli: Roma u dëmtua për dy penallti

Pas ndeshjes Real Madrid - Bayern Munchen, kjo është një sfidë tjetër që lë dyshime të mëdha.

Sport

02/05/2018 22:53

Roma është penalizuar me dy penallti ndaj Liverpoolit sonte.

Në momentin e parë, Karius pengoi Dzekon, ndërsa në të dytin, Arnold ndali me dorë goditjen e El Shaarawyt, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, verdhekuqët nuk përfituan penallti në asnjërën prej dy momenteve.

Italianët triumfuan 4:2, pra iu mungoi vetëm një gol për ta çuar sfidën në vazhdime.

Pas ndeshjes Real Madrid – Bayern Munchen, kjo është një sfidë tjetër që lë dyshime të  mëdha. /Lajmi.net/

454444