Mbrëmë festoi ditëlindjen, ky është urimi i Xherdan Shaqirit për moderatoren shqiptare

Moderatorja shqiptare, Albana Osmani dje festoi ditëlindjen e 35-të.

ShowBiz

18/07/2018 19:45

Në rrjete sociale ajo u përfol mjaft shumë pasi pranoi 101 trëndafila por që nuk tregoi se nga kush, shkruan lajmi net.

Në një nga komentet që tërhoqi vëmendje është edhe ai i futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili uroi prezantuesen për ditëlindje.

“Urime ditëlindja Albana të uroj shumë shëndet”, ka shkruar.

Kujtojmë që Albana ka shumë vite që moderon, madje është edhe iniciatore e fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli”./Lajmi.net/