MBPZHR dhe Telekomi i Kosovës lansojnë platformën teknologjike “Bujku” (Video) – Lajmi.net
MBPZHR dhe Telekomi i Kosovës lansojnë platformën teknologjike “Bujku” (Video)
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 14:42, 11 April 2017
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Telekomi i Kosovës (TK) kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për përkrahjen e platformës teknologjike “Bujku”.

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thënë se sot është një kurorëzim institucional i një iniciative të nisur më herët.

“Telekomi i Kosovës ka ofruar infrastrukturën e vetë në kuadër të aplikacionit që ka për qëllim në lehtësimin e bujqësisë në mbledhjen e informatave”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ndërsa, Elhami Hajdari kryesh i Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë, është shprehur se ky aplikacion është shumë i rëndësishëm pasi që në të do të ofrohen informata të shumta për fermerët.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur me përfundimin e këtij procesi.

“Platforma e quajtur Bujku do të ketë një karakter institucionale nga PTK-ja dhe mistria. Ne do ta ndihmojmë këtë projekt duke dhënë informata për shpallje subvencione e këshilla të ndryshme”, ka thënë ministri Krasniqi.

Krasniqi duke folur për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë ka thënë se gjatë vitit të kaluar eksporti i prodhimeve vendore ka shënuar rritje prej 9 për qind. /Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master