Mblidhni dhe ktheni kuponët fiskal: Ja nga sa para ua kthen Qeveria

Ministri i Financave Avdullah Hoti në një konferencë për media ka publikuar planin që do t’iu kthehen paret qytetarëve që blejnë dhe ruajnë kuponët fiskal.

Lajme

20/03/2015 17:16

Ai ka treguar saktësisht se sa para do t’iu kthehen qytetarëve nga ky vendim.

Kështu çdo 3 muaj qytetarët do të mund të dorëzojnë kuponë fiskal për blerjet që kanë bërë për të marrë prapa një pjesë të TVSH-së që kanë paguar me rastin e blerjes.

“Për blerjet prej 250 deri në 500 euro të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro të kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro të kthehen nga 20 euro”.

Sipas ministrit Hoti “Administrata Tatimore e Kosovës do të formojë një Njësi dhe në baza 3 mujore pas përfundimit të çdo tremujori do të pranojnë pliko të mbyllura me kuponë fiskal nga blerjet që kanë bërë qytetarët së bashku me të dhënat personale dhe xhirollogarinë ku do të paguhet kjo shumë për këta kuponë fiskal”, ka thënë ministri Hoti.