Mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje.

Lajme

22/01/2019 09:16

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot me fillim prej orës 14:00, Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin për media nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, por a do të diskutohet për taksën kjo mbetet të shihet.

Kujtojmë se sot me ftesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett do të takohen dhe do të bisedojnë për taksën. /Lajmi.net/