Mblidhet Kryesia, pritet përjashtimi nga seanca i deputetit të gjashtë të VV-së

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sërish pas incidentit të fundit në sallën e Kuvendit, ku deputeti i VV-së, Valon Ramadani hodhi gaz lotsjellës.

Lajme

21/03/2018 17:44

 

Kjo ishte hera e katërt që deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës për të penguar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje të Kryesisë pritet të merret vendimi për përjashtimin e deputetit Ramadani, i cili do të jetë i gjashti që përjashtohet nga Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes. /Lajmi.net/