Mblidhet kryesia e PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në selinë e partisë.

Lajme

11/02/2016 16:00

Burime të “Epokës së re” brenda PDK-së kanë konfirmuar se temë diskutimi është aktualiteti politik në vend, konkretisht kriza politike ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, zëvendëskryetari Kadri Veseli dhe anëtarët tjerë të kryesisë qendrore do ta vizitojnë sot Degën e PDK-së në Skenderaj.

Tash e disa javë, Thaçi është duke i vizituar degët e PDK-së në të gjitha komunat e Kosovës.