Mblidhet Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së, flasin për formimin e Qeverisë

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetarët e degëve, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot, ka shqyrtuar rezultatin zgjedhor, hapat drejt krijimit të institucioneve qendrore si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale 2017.

Lajme

23/06/2017 15:22

Organet më të larta të Aleancës i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili tashmë de-fakto është edhe i mandatuar për krijimin e Qeverisë së re, që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Po ashtu, Kryesia e Aleancës është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore