Mblidhet Autoriteti i Konkurrencës për të hetuar tregun e derivateve të naftës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sapo ka filluar mbledhjen për hetimin paraprak në tregun e derivateve të naftës.

Lajme

24/12/2018 10:34

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se sapo është mbledhur AKK-ja për të filluar hetimin paraprak në tregun e derivateve të naftës, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Preshtreshi ka bërë të ditur se AKK-ja edhe në të kaluarën ka qenë duke e monitoruar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta ia ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Prestreshit:

Duke ndodhur tani, mblidhet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për të filluar hetimin paraprak në tregun e derivateve të naftës.

Divizioni Anti-kartel sapo morri instrukcionet e duhura për këtë dukuri.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka qenë duke e monitoruar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këtë raport mund ta gjeni ne webfaqe të AKK-së. /Lajmi.net/