Mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Thaçi

Sot në kryqytetin bullgar Sofje do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe lidershipi i BE-së.

Lajme

01/03/2018 07:43

Në këtë takim do të marrin pjesë, kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Han.

Edhe Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

“Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn, njofton zyra për informim e Presidencës, raporton RTKlive.

Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.