Mbishkrime kundër ambasadorit amerikan (Foto)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, me deklaratat e tij, ku kritikoi ashpër veprimet e partive opozitare, për dhunën në Kuvend dhe jasht tij, ka nxitur reagime përmes të cilave po kërkohet largimi i tij nga Kosova.

Lajme

29/02/2016 14:18

Fillimisht kjo ndodhi përmes një peticioni, të inicuar nga një shtetas gjerman, ish pjestar i UÇK-së, i dënuar në Kosovë me 20 vite burg për një sulm terrorist të kryer pas lufte, dhe nënshkruar më pas kryesisht nga aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, së fundi në muret e rrethrrotullimit i cili ndodhet në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, janë shënuar mbishkrime ku ambasadorit i kërkohet që të kthehet në shtëpinë e tij, ngase është i dehur. “Ambasador go home, you’re drunk”, është shkruar aty. /lajmi.net