Mbipopullimi, mbikonsumimi (Foto)

Si është e mundur që të rritet ndërgjegjësimi lidhur me shpërthimin e rritjes së popullsisë? Një grup ka menduar se si tu tregojë njerëzve për këtë çështje në një mënyrë shumë të thjeshtë, transmeton lajmi.net.

Bota

02/04/2015 22:17

The Guardian ka bërë një shkrim me fotografi të ndryshme, ku shihet degjenerimi i natyrës, për shkak të rritjes së industrive të ndryshme.

Valët e njerëzimit

1

Mexico City, çdo pjesë e habitatit natyror është ‘okupuar’ me njerëz të cilët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre aty.

‘Nëse speciet tona kanë filluar me vetëm dy njerëz, në kohërat e hershme të praktikave bujqësore rreth 10 mijë vjet më parë, dhe është rritur për një për qind për çdo vit, sot njerëzimi do të ishte një top i ngurtë i mishit në mijëra vjet dritë në diametër, duke u zgjeruar në një shpejtësi radikale, e cila neglizhon relativitetin, e cila do të ishte më e shpejt se shpejtësia e dritës’. Gabor Zoyanyi

Derdhja e naftës

2

Pamje nga ajri, teksa rafineria e naftës në Gjirin e Meksikës më 2010 shpërtheu, e cila konsiderohet si njëra prej katastrofave më të mëdha ekologjike.

‘Ne duhet të kuptojmë se jo vetëm që një hapësirë ka kapacitet të kufizuar të mbajtjes, por se ky kapacitet mbajtës është duke u pakësuar dhe se kërkesat janë në rritje. Derisa ky kuptim të bëhet pjesë e brendshme e të menduarit të njerëzve, që më pas do të ndikojë në politikat tona kombëtare dhe ndërkombëtare, ne jemi të pirur që të shohim se në çfarë drejtimi qëndron fati ynë’. William Vogt

Fermat

3

Industria blegtorale në Brazil

‘Pavarësisht nga industria e madhe, operacioni i ushqimit të kafshëve me koncentrate nuk është e vetmja mënyrë për të rritur bagëtitë. Mijëra fermerë integrojnë prodhimin e gjedheve, kullotave, duke përzierë bagëtitë dhe pulat, në mënyrë që të balancojnë vlerat ushqyese, në mënyrë që të minimizojnë nivelet e ndotjes nëpër ferma, dhe këtë e bëjnë përmes praktikave të ruajtjes dhe menaxhimit të tokës. Megjithatë këta prodhues të qëndrueshëm, të cilët duhet të konkurrojmë me fermat e fabrikave të mëdha në treg, duke marrë pak ose fare fonde publike, për praktikat e tyre të menaxhimit të shëndoshë’. Martha Nobel

Kultura e konsumit po përhapet në jug

4

Kompleksi South City në Kalkuta, Indi

“Në botën në zhvillim, problemi i popullsisë është parë më pak si një çështje e numrave të njerëzve se sa si çështje e mbikonsumit perëndimor. Megjithatë, brenda zhvillimit të komunitetit, e vetmja zgjidhje e problemeve të botës në zhvillim është që të eksportojnë të njëjtin model të paqëndrueshëm ekonomik duke nxitur kështu mbikonsumin e Perëndimit’. Kavita Ramdas

Serrat rriten mbi serra

5

Almeria, Spanjë. Aq sa të sheh syri, këtu ka serra

‘Ne jemi skllevër, në kuptimin që mbijetesa jonë varet prej perandorisë të zgjeruar apo të skaduar të agronomisë. Kjo është një makinë e çuditshme të cilën specialistët nuk mund ta kuptojnë dhe menaxherët nuk mund ta menaxhojnë. E kjo, për më tepër, djeg burimet e botës në shkallë eksponenciale’. Edward Abbey

Prerja e drunjve në British Colombia

6

Ndonjëherë është quajtur edhe si Brazili i Veriut, por Kanadaja nuk e ka pasur kaq pak pyje, pasi siç shihet edhe në fotografi, pothuajse shumica e drunjve tashmë janë prerë

“Dominimi njerëzor mbi natyrën është thjesht një iluzion, një ëndërr. Ajo është një iluzion që neve na ka kushtuar shumë, që ka pushtuar planet tona, që na jep pak hapësirë për tu krenuar, por mbi të gjitha ajo thjesht është një iluzion’. Donald Worster

Valë mbeturinash

7

Serfisti Dede Surinaya e zë një valë në Java të Indonezisë, i cili është ishulli më i populluar në botë. Por, vala që zë ai është e mbushur me mbeturina

‘Uji dhe ajri, dy materie thelbësore nga të cilat varet e gjithë jeta, janë shdërruar në kanoçe të mbeturinave globale’. Jacques-Tes Cousteau

Fushat drejtkëndore

8

Nuk ka vend për natyrë, i tërë peizazhi është i zënë për prodhimtarinë bujqësore në Kinë

‘Globalizmi tenton që çdo ekonomi lokale, rajonale, kombëtare të bëhet bashkë, në tërësinë globale. Kërkohet që format e bujqësisë lokale të zëvendësohen me ato të një sistemi instustrial, të menaxhuar nga qendra. Globalizmi kërkon që të prodhohen kultura për eksport, duke krijuar kështu një gamë të ngushtë të ushqimeve që do të transportohen në tregun botëror’. Helena Norberg-Hodge

Tymi dhe lopët

9

Themeli i luftës kundër natyrës, kafshët kullosin në xhunglën e Amazonës në Brazil, teksa pyjet digjen

‘Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, shfrytëzimi i tokës ka prodhuar progres: konolizo-shkatërro-vazhdo tutje’. Garrett Hardin

Puset e naftës

10

Shterimi i fushave të naftës është një tjetër simptomë e goditjes së madhe që i bën njeriu natyrës. Kjo pasqyrohet më së miri se çfarë ndodhë në Kaliforni, ku është një fushë nafte.

‘Unë nuk e kuptoj se kur ne shkatërrojmë diçka të krijuar nga njeriu e quajmë vandalizëm, por kur shkatërrojmë diçka që e ka krijuar vet natyra e quajmë progres’. Ed Begley,Jr

Zogu i vdekur

11

Në Midway Atoll, jo larg qendrave më të mëdha të botës, në barkun e një albatrosi të vdekur, shihet se ai gjatë jetës së tij ka ngrënë shumë gjëra të prodhuara nga plastike. Kjo gjë në fakt është një dukuri e zakonshme.

‘Sigurisht, fati i qenieve njerëzore është si ajo e kafshëve – i njëjti fat i pret të dy palët. Njeriu vdes, po ashtu vdes edhe kafsha, të njëjtën frymë kanë që të dy’

Mbipopullim në një lagje të varfër

12

Lagja e varfër në Port-au-Prince, në Haiti, përballet me kushte të këqija të jetësës. Haiti është shteti më i varfër në hemisferën perëndimore.

‘Banorët ndajnë sigurinë fizike dhe shëndetin publik në disa metra katrorë. Këta banorë janë kolonizues të moçaleve, të kodrave të paqëndrueshme, të deponive kimike dhe të mbeturinave, banorë që jetojnë skaj shkretëtirës… pamje të këtyre lagjeve të varfëra tregojnë se njerëzit kanë pak zgjidhje dhe e vetmja zgjidhje u mbetet që të jetojnë në fatkeqësi;. Mike Davis

Drunjtë e prerë

13

Industria e prerjes së drunjve po shkatërron parqet kombëtare. Në fotografi mund të shihni se si duket parku kombëtar Willamette në Oregon

‘Çka është ironike është se këto janë qenie të gjalla, nën hijen e të cilave ulemi ne, frutat e të cilave ne i hamë, gjymtyrët e të cilave rriten, rrënjët e të cilave ujiten. Por shumica prej nesh, pa menduar dy herë, i presim ato. Ne kemi nevojë që sa më shpejt të krijojmë mendimin se pemët dhe pyjet, kanë rol të rëndësishëm në jetën tonë. Ato janë ndër aleatët tanë më të mirë për të ardhmen tonë, e cila është e paqartë dhe është drejt shkatërrimit’. Jim Robbins  (lajmi.net)