“Mbillen” therra në gropat e rrugëve të Ferizajt (Foto)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë duke “mbjellë” katër therra në gropat e hapura në rrugët e qytetit të Ferizajt

Lajme

08/03/2017 12:34

Siç thuhet në një njoftim, AVONET ka shprehur shqetësimin duke mbjellë therra në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.

t4

“Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontrat me ndonjë prej kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo tregon mungesë të qeverisjes efektive edhe pse në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

 

t3